Ti thjesht po peshkon vëmendje! Përdoruesit e rrjeteve sociale 'masakrojnë' modelen

Një fanse e palestrës ka marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale, por jo në mënyrën që dëshironte. Pasi publikoi fotografi me bikini për të përhapur "pozitivitet për linjat trupore", Val Addall u masakrua nga përdoruesit e rrjetit.

Valentina, e cila ka më shumë se 50 mijë ndjekës në Twitter, i publikoi fotografitë me shkrimin: "Le të përhapim sa më shumë pozitivitet për linjat trupore, publikoni fotografitë tuaja që të tregoni pak dashuri".

Madje ajo etiketoi firmën e rrobave që kishte veshur duke i kërkuar që ta sponsorizojnë.

Pas kësaj, ndjekësit filluan të komentonin qëllimin e saj të vërtetë. "Ti thjesht po peshkon vëmendje", thuhej në një koment.

"Thuaj që do më shumë komplimente dhe kaq", shkruajti një tjetër komentues. Ndërsa një tjetër vijoi: "Pozitiviteti i trupit vijon të mbetet për linjat perfekte, të cilat marrin vëmendje më të madhe".

Të tjerë thonin se në të gjithë fotografitë që qarkullojnë, asnjë vajzë nuk ka shenja, akne apo strija.

EMISIONET