TI: Shqipëria dhe Kosova shënojnë rënie në luftimin e korrupsionit

TI:  Shqipëria dhe Kosova shënojnë rënie në luftimin e

Shqipëria në vitin 2018 ka bërë hapa pas në luftën kundër korrupsionit. Raporti i organizatës, Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë, e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte radhitur e 91-ta.

Raporti "Indeksi i perceptimit për korrupsionin" që përfshinë 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar. 

Shqipëria renditet e 99-ta me 36 nga 100 pikë, ndërsa një vit më parë listohej i 91. 

Duke qenë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria është përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë, dulke lëvizur nga 31 sa kishte në vitin 2013 në 36 në vitin 2018. Megjithatë ajo ka shënuar rënie për dy pikë në krahasim me vitin e kaluar. Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara. Me një proces të ri të vetingut dhe kuadrin institucional të kundër korrupsionit pothuajse të plotë, mbetet për t'u parë nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen”, thuhet në raport.

Raporti thekson se shumë institucuione dhe norma demokratike për vendin. Janë në rrezikun e sundimit autoritar, ku fushat kryesore që e pësojnë fillimisht janë të drejtat politike, liria e medias, kapja e shtetit dhe ndikimi i qeverisë në pushtetet e pavarura.

Një nga pengesat më të mëdha për luftën ndaj korrupsionit mbetet gjithashtu kontrolli që individë apo grupe të fuqishëm  individësh ushtrojnë në vendimmarrje duke përdorur madje metoda korruptive për ti shpëtuar drejtësisë, vijon raporti.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit ka shënuar shumica e tyre.

 Kosova radhitet e 93-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 85-të. Me 37 pikë ajo ka dy më pak se një vit më parë. “Disa nga sfidat më të mëdha të kundër korrupsionit në Kosovë përfshijnë transparencën e pamjaftueshme, institucionet e dobëta e sundim të dobët të ligjit dhe hapësirë të pamjaftueshme për angazhimin e qytetarëve. Për të trajtuar këto çështje, Instituti Demokratik i Kosovës, mbikëqyr institucionet publike, nxitë transparencën e financimit të partive politike dhe kryen fushata të ndryshme për të angazhuar qytetarët në vendimmarrje”, theksohet në raport.

Bosnje e Hercegovina një vit më parë ishte në vendin 91-të ndërsa sivjet radhitet në vendin e 89-të.

 Mali i Zi ka rënë nga vendin e 64-të në vendin e 67-të, Serbia ka rënë nga vendi 77-të në vendin e 87-të,

Maqedonia e cila vitin e kaluar ishte në vendin e 107-të, sivjet radhitet e 93-ta, njësoj sikurse edhe Kosova.

Në vlerësimin e organizatës thuhet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë rajoni i dytë për radhitjen më te keqe, pas Afrikës Nënsahariane. Fakti që pothuajse të gjitha vendet kanë 45 e më pak pikë nga 100 syresh, tregon se është shënuar përparim i paktë në luftimin ed korrupsionit. Mungesa e vullnetit politik, institucionet e dobëta dhe të drejtat e pakta politike, krijojnë një mjedis ku korrupsioni lulëzon duke u përballur me pak kundërshtime.

Danimarka me 88 pike dhe Zelanda e Re me 87, janë të parat në raport, ndërsa të fundit radhiten Somalia me 10 pikë dhe Sudani Jugor e Siria me nga 13 pikë. Rajoni me gjendjen më të mirë është Evropa Perëndimore me një mesatare prej 66 pikësh. 

EMISIONET