Thyen masën e arrestit të shtëpisë pas sherrit me gruan, preferon më mirë të qëndrojë në burg

Thyen masën e arrestit të shtëpisë pas sherrit me gruan,

Ka preferuar qelinë e burgut më shumë se të rrinte e të grindej me bashkëshorten në shtëpi.

Kjo është zgjedhja e bërë nga një 50 vjeçar nga Katania, Itali, pasi hoqi byzylykun elektronik dhe u prezantua në burgun e Giarre-s, në Katania.

Aty i shpjegoi autoriteteve se preferonte burgun në vend të bashkëjetesës me bashkëshorten.

Burri, i arrestuar nga karabinierët të cilët ishin vënë në gjurmët e tij, u procedua dhe u dërgua sërish për të vuajtur arrestin e shtëpisë, tek gruaja e tij.

Ngjarja e ka zanafillën në prill të vitit 2018 kur burri, si pasojë e një vjedhjeje në një supermarket të Mesinës, përfundon në arrest shtëpie, me detyrimin për të vënë byzylykun elektronik.

Të shtunën në mbrëmje, pas një zënke me bashkëshorten, shkuli aparatin e kontrollit dhe iku nga shtëpia, me dëshirën për t’u burgosur.

Agjentëve të policisë u ka thënë se ka shkelur urdhrin e arrestit shtëpiak për t’ia mbathur nga  gruaja pas një zënke dhe duke u përpjekur të burgosej.

Por, fatkeqësisht për të, 50 vjeçari u dërgua sërish në shtëpi për të qëndruar sërish me byzylykun elektronik dhe mbi të gjitha sërish me gruan.

EMISIONET