Thohir heq dorë nga presidenca e Interit për këtë shifër...

Thohir heq dorë nga presidenca e Interit për këtë

Ditëve të Erick Thohir në krye të presidencës së Interit, duket se i ka ardhur fundi, pasi sipas “Corriera della Sera” së shpejti ai do të largohet nga klubi zikaltër.

Sipas gazetës italiane marrëdhëniet midis Suning dhe indonezianit nuk janë shumë të mira me kinezët që donin të merrnin aksionet e tij për 40 milionë euro, po për Thohir 30 % i aksioneve që zotëron ai vlejnë gati 200 milionë euro.

Një problem tjetër për Interin, i cili në janar kërkon të përforcojë skuadrën me elementë të rinj, dhe nëse indoneziani i kërkon Suning një shifër kaq të kripur, drejtuesit zikaltër do i duhej të shisnin për të gjetur fondet e duhura dhe për t’i dhënë Spaletti-t disa përforcime, ndërsa në “fije të perit” pritet të jenë Joao Mario dhe Brozovicc me mesfushorët që nuk janë në planet e trajnerit italian.

EMISIONET