Thirrjet raciste, pesë persona merren në pyetje për incidentet në Krushevë

Thirrjet raciste, pesë persona merren në pyetje për incidentet

Autoritetet maqedonase kanë filluar hetimet për identifikimin e personave të dyshuar për thirrjet anti-shqiptare në Krushevë më 2 gusht në prani të presidentit ivanov. Burime nga ministria e Brendshme kanë thënë se ka filluar marrja në pyetje e 5 personave që dyshohet se kanë qenë autorë të thirrjeve raciste "shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur".

 Mes të dyshuarve është edhe Martin Bogoevski, ushtar profesionist në ministrinë e Mbrojtjes, i cili është filmuar si pjesëmarrës në tubimin e mbajtur para presidentit ivanov në momentin kur u artikuluan thirrjet antishqiptare. Për veprimet e tij, ministria e Mbrojtjes në maqedoni njoftoi se ka ngritur Komision Disiplinor ndërsa policia ushtarake ka marrë në pyetje efektivin.

sipas deklaratës, gjatë marrjes në pyetje ushtari Bogoevski, edhe pse shihet qartë nga video incizimet e siguruara, ka mohuar se ka qenë pjesë e grupit të cilët sulmuan në mënyrë verbale dhe me mjete të forta delegacionin qeveritar dhe mysafirët si zyrtarë të lartë të cilët kishin ardhur për të shënuar përvjetorin e Ilindenit.

Policia është duke hetuar edhe tentativat për t’i goditur me kanaçe dhe shishe plastike delegacionet e huaja, pjesë e të cilës ishte edhe zyrtari amerikan Methju Pallmer. Për hetimin e rastit është vënë në lëvizje edhe Prokuroria Publike e cila ka thënë se procedimi ndodhet në fazën paraprake.

Në shënimin e përvjetorit të Ilindenit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti maqedonas ivanov, pjesëmarrës të caktuar e që dyshohen të jenë anëtarë të grupit Komitët, bënë thirrje anti-shqiptare. LSDM e ka akuzuar kreun e shtetit maqedonas si nxitës të këtyre thirrjeve.

ministria e jashtme e shqipërisë ka shprehur keqardhjen dhe ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare të hedhura gjatë ceremonise së festimit të kryengritjes së Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë.

MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë dhe deklaron se shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë.


EMISIONET