Thirrja e Zaev: Ligji për gjuhët nuk dëmton askënd, lëreni të zbatohet

Thirrja e Zaev: Ligji për gjuhët nuk dëmton askënd,

“Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do e dëmtoj askënd. Lëreni që të zbatohet e më pas do bindeni”.

Me këto fjalë kryeministri Zoran Zaev i është drejtuar opinionit duke përsëritur se miratimi i Ligjit për gjuhët bazohet në Rregulloren e Kuvendi dhe në Kushtetutën e Maqedonisë. Sipas tij, zgjidhja e vetme që të zhbllokohej Kuvendi, ka qenë që të hidhen poshtë 36 mijë amendamentet jo-kushtetuese që bllokuan punën në institucionit ligjvënës.

"Ajo që është e rëndësishme dhe që duhet të theksohet është se ne jemi një shtet multietnik. Është shumë e lehtë që të mbillet fara e nacionalizmit në këtë shtet, por çështja është se si të ndërtojmë një shoqëri që të gjithë të jetojnë të barabartë. Apelojë që të mos pengohet ligji, le të jetojë ligji, le të sheh dritë të bardhë, le ta shohin të gjithë se ligji nuk është dhimbje për vdekje" – tha Zoran Zaev, Kryeministër, shkruan Alsat-m.

VMRO-ja opozitare ndërkohë vazhdon të mbajë qëndrim se Ligji për gjuhët bie ndesh me Kushtetutën dhe se mënyra se si është miratuar, duke anashkaluar amendamentet, është gjithashtu në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Sipas saj, shpallja e ligjit në Gazetë zyrtare pa nënshkrimin e presidentit, paraqet vepër penale.

EMISIONET