Mos konvertoni euro duke marrë shkas nga kursi i këmbimit pasi do të pësoni humbje. Ky ka qenë apeli i Guvernatorit të Bankës Gent Sejko për të gjithë agjendët që janë ndikuar nga zhvlerësimi i ndjeshëm iu monedhës europianë në krahasim me lekun shqiptar. Duke nënvizuar se është një luhatje momentale, Sejko shtoi se në treg ka edhe elementë spekulativë.

Sejko: Do i bëja thirrje të gjithë agjentëve ekonomikë që të mos bënin veprime të nxituara, paragjykuese mbi nivelin e kursit, pra të mos bënin konvertime të nxitur nga oshilacionet e krusit të këmbimit pasi mund të pësojnë humbje. Do ti beja thiorrje agjenteve per te reaguar me zgjuarsi. Forcimi i kursit të këmbimit përtej parametrave mund të jetë si pasojë e faktorëve spekulativë.

Në deklaratën për mediat, Sejko iu përgjigj edhe kërkesës së eksportuesve për të vendosur rregulla në situatën e krijuar nga euro, kërkesë kjo e bërë përmes Ora News.

Sejko: Për të gjithë eksportuesit, ne do të mbajmë kontakt me ta për ti shpjeguar në detaje strategjinë tonë për zgjidhjen e përdorimit të monedhës kombëtare dhe për të sqaruar që kjo strategji nuk ka objektiv ndikimin e kursit të këmbimit. Po kemi stabilitetin e cmimeve dhe inflacionin, një mbi cmim i tepër i kursit do të na ndikonte negativisht në objektivin tonë.

Zhvlerësimi i euroës sipas Guvernatorit nuk lidhet me nismën e bankës për deeuroizimin, por me faktorë të tjerë.

Sejko: Janë nga niveli i investimeve të huaja, nga remitancat, nga turizmi dhe nga përmirësimi i bilanceve të shkëmbimeve tregtare.

Monedha europiane ka pësuar zhvlerësimin më të madh gjatë ditëve të fundit duke u shkëmbyer aktualisht me 127.9 lekë.

/Ora News.tv/