Thirrja e Ramës për policët, LSI kërkon rinisjen e hetimit për kryeministrin

Thirrja e Ramës për policët, LSI kërkon rinisjen e hetimit

Gjykata e Beratit nisi shqyrtimin e ankimit të LSI kundër vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për pushimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama për thirrjet politike ndaj efektivëve të Policisë gjatë fushatës elektorale. LSI u përfaqësua me Ylli Manjanin si avokat, i cili pas shtyrjes së seancës së parë kritikoi ashpër punën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka veshur mantelin e avokatit për të mbrojtur ankimimit të Lëvizjes Socialite për Integrim kundër pushimit të hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama për thirrjen që u bëri efektivëve të Policisë së Shtetit nga Kuçova, që pas punës të mblidhnin vota për Partinë Socialiste.

Por shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Beratit nisi me shtyrje, pasi prokuroria kërkoi më shumë kohë për tu njohur me dosjen.

Për ish-Ministrin, avokat, kjo ishte tregues i çorientimit të Prokurorisë së Përgjithshme, me të cilën u tregua kritik për mbylljen e hetimit.

Manjani: Po kërkojmë të hetohet dhe prokuroria e përgjithshme duhet të ishte sot këtu që të mbronte punën e vet. Prokuroria se ka parë të arsyeshme, e kanë hedhur nga një short tek një tjetër ngaqë janë seriozë, kanë një seriozitet të pa parë, sidomos pas reformës e kanë kënaqur.

Për Manjanin, ish-shefi i tij në krye të qeverisë ka shkelur të paktën 4 ligje me deklaratën për të cilën është paditur, ndaj ai thotë se hetimi duhet të vijojë dhe Rama duhet të kërkojë falje në gjykatë.

Seanca e radhës për procesin do të mbahet më 21 maj.

 

EMISIONET