Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje të gjitha strukturave të LSI, PD, por edhe PS që të harrojnë falamurin e partisë dhe të bashkohen me studentët.

Kryemadhi: Që nga ky moment, ju bëj thirrje të gjithëve mos ndaloni suport të rinjve kudo që janë, sa në kryeministri sa në parlament, sa në ministri ku të kenë dëshirë ata.  I bëj thirrje të gjithë strukturave të LSI, të gjithë demokratëve dhe socialistëve të harrojnë kartën e anëtarësisë dhe të ngrejnë flamurin  kombëtar. O Sot o kurrë fatet e shqiptarëve janë në dorën e shqiptarëve.

Këtë thirrje Kryemadhi e kishte edhe për fermerët, naftëtarët e minatorë që ti bashkohen studentëve në protestë.

Kryemadhi: Thirrje prindërve, fermerëve, naftëtarëve të vijnë të protestojnë. Studentët po japin shpresë e besim që të largojmë të keqen.

Kryetarja e LSI tha se tani studentët nuk kanë çfarë të humbin më.

Kryemadhi:   Ata studentë nuk kanë çfarë humbasin më. Ata ose do të fitojnë betejën përballë një monstre grabitqare përballë një monstre gjakpirëse ose ky vend nuk ka më të ardhme.

Deklaratat e Kryemadhit u bënë gjatë një takimi me strukturat e LSI.



 

/Ora News.tv/