Thierry Henry arrin akordin me skuadrën e Ligue 1

Thierry Henry arrin akordin me skuadrën e Ligue 1

Pas një eksperience vërtetë të suksesshme si zv.trajner i Roberto Martinez te kombëtarja e Belgjikës, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry është gati të marrë përsipër i vetëm një skuadër futbolli.

Dhe sipas asaj që shkruajnë mediat franceze dhe jo vetëm, Henry ka rënë dakord me drejtuesit e skuadrës së Ligue 1, Girondins de Bordeaux.

Në këtë mënyrë, 41 vjeçari francez do të zëvendësojë në këtë post, Gus Poyet që është përjashtuar nga drejtuesit për shkak të mosmarrëveshjeve. Sipas mediave franceze shkak është bërë shitja e sulmuesit kryesor Laborde Gaetan te rivalët e Montpellier, që sipas Poyet drejtuesit kanë vepruar kundër dëshirës së tij.

EMISIONET