Theri me thikë çiftin, Gjykata nuk pranon apelimin: Shqiptari është “vrasës i pamëshirshëm”

Shtetasi shqiptar Ali Qazimaj, 45-vjeç, i akuzuar për vrasjen e një çifti pensionistësh në Mill Lane, në Weybread, në 2017 nuk ka mundur të apelojë dot vendimin e gjykatës, e cila e ka dwnuar me 35 vite burg.

Qazimaj akuzohet për vrasjen e Peter Stuart, 75-vjeç dhe Sylvia Stuart, 69-vjeç.

Ngjarja – Në qershor të 2017 shqiptari theri me thikë nëntë herë në fyt të moshuarin dhe bashkëshorten e tij.

Trupin e Peter Stuart, policia e gjeti në një gropë në pyll afër shtëpisë së tij, ndërsa e moshuara Sylvia nuk është gjetur ende.

Gjykatësi Jeremy Stuart-Smith, e cilësoi vrasjen e çiftit të pensionistëve si “të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme”, ndërsa vetë autorin “vrasës të pamëshirshëm”.

Mediat e huaja shkruajnë se Ali Qazimaj ishte një ish-azilkërkues, i cili kishte shkuar në Britani të Madhe në 1999 dhe gjatë gjithë seancës gjyqësore kishte insistuar se ishte viktimë e një identiteti të gabuar.

Qazimaj pretendonte se ai kurrë nuk kishte shkelur në Britani të Madhe përpara se të ekstradohej nga Luksemburgu, madje pretendonte se ishte një shtetas shqiptar i quajtur, Vital Dapi.

Dështimi i apelimit të dënimit - Ishte gjyqtari i Gjykatës së Apelit, ai që doli kundër vendimit të apelimit, kjo pasi shqyrtoi dokumentet dhe rastin e Qazimajt.

Vrasja e çiftit të pensionistëve do të prezantohet në një dokumentar televiziv, si pjesë e një dokumentari rreth vrasjeve.

Dokumentari “Vrasësi Next Door” – Dokumentari përmban intervista me detektivë të përfshirë në rastin e vrasjes së çiftit, njerëz lokalë dhe njerëz që e njihnin Qazimajn, por nuk janë përfshirë pjestarë nga familja e Stuart.

Sarah Rest, producentja e dokumentarit tha:

"Familja u informua nga policia, por nuk dëshironte të përfshihej. Ata e dinin për këtë rast dhe thanë të shkonin përpara, por nuk pranuan të intervistoheshin. Policia e ofroi këtë rast, si një ndër rastet që ata kishin punuar shumë për ta gjetur autorin dhe vijon ende shqyrtimi i rastit sepse trupi i zonjës Stuart nuk është gjetur.”

Fokusi është gjithashtu në efektet mbi komunitetet lokale.

Qazimaj ishte një shok i vërtetë për njerëzit e Weybread, që papritur u shpall në njeriun më të kërkuar në komunitet. Në periudhën e vrasjes, dyhsimet ende pa u zbuluar autori kanë qenë për gjithë komunitetin, për të gjetur vrasësin mes tyre.

Rev Susan Loxton, vicar në kishën e Shën Andrew në Weybread është intervistuar në dokumentar dhe tha se vrasjet kanë lënë një hije në jetën e fshatit.

"Ende ka shumë interes nga njerëzit, sepse nuk e gjetën trupin e zonjës Stuart, ndonëse policia ishte e vendosur që ajo ka vdekur.

Vrasja e çiftit ishte shumë tronditëse sepse këto fshatra janë shumë të qetë. Njerëzit në atë kohë kishin frikë të ecnin me qenin e tyre. Ishte thjesht tmerrshme.

Gjithkush ndihet ende shumë keq për atë familje. Është shumë e vështirë të humbësh cilindo që do, por humbja e tyre në ato rrethana ishte me të vërtetë e dhimbshme.”




EMISIONET