Themeluesi i Xiaomi ka marrë një "shpërblim" me vlerë më shumë se 735 milionë paund nga krijuesi i smartfonëve kinezë.

Pagesa u konfirmua në raportin vjetor të firmës për vitin 2018.

Më parë, kompania tha se kishte për qëllim të jepte bonusin në aksione për Lei Jun për tetë vitet e tij të "përkushtimit" ndaj kompanisë.

Lei ka premtuar se do të dhurojë shumën për "qëllime bamirëse".

Shuma nuk është shumë prapa me 980 milion paund, shifër e deklaruar si fitim neto e firmës Xiaomi për gjithë vitin.

/Ora News.tv/