Thellohet kriza te Bayern, ylli i skuadrës konfirmon largimin

Thellohet kriza te Bayern, ylli i skuadrës konfirmon largimin

Nuk kanë fund firot te Bayern Munich. Pas Arjen Robben dhe Franck Ribery që kanë njoftuar prej kohësh largimin nga bavarezët është mbrojtësi Rafinha që ka konfirmuar largimin nga kampionët gjerman.

Duke folur në një konferencë për media të martën, 33-vjeçari e pranoi se koha e tij me Bayernin ka mbaruar dhe se do të largohet nga klubi në qershor, kur edhe i skadon kontrata.

Kanë qenë tetë vite të mrekullueshme. Kam kaluar disa momente madhështore këtu. Tripleta në vitin 2013 ishte diçka e veçantë. Çdo gjë e ka edhe fundin e vet”, tha Rafinha.

Rafinha iu bashkua Bayernit nga Gjenoa në vitin 2011, teksa kompletoi 266 paraqitje dhe gjashtë gola për bavarezët. Braziliani ndihmoi klubit ta fitojë Bundesligën gjashtë herë radhazi, si dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi tripletën historike në vitin 2013.

EMISIONET