Policia ka arrestuar 16 persona pasi dy burra u bënë viktimat më të fundit të thashethemeve të WhatsApp për rrëmbyesit e fëmijëve.

Burrat kishin ndalur të kërkonin udhëzime mbi një destinacion në Assam të Indisë, kur u rrahën për vdekje nga një turmë e madhe njerëzish.

Thashethemet mbi rrëmbimin e fëmijëve po përhapen në Indi për shkak të WhatsApp dhe ka çuar tashmë në vdekjen e gjashtë njerëzve të tjerë muajin e kaluar.

Banorët vrasin të panjohurit që kalojnë në zonat e tyre pasi kanë frikë se mos u rrëmbejnë fëmijët.

Në WhatsApp janë shpërndarë video të fmijëve që rrëmbehen në rrugë në Indi dhe banorë janë në panik.

Policia thotë se e ka të vështirë të ekspozojë mesazhet në median sociale.

"Kur thashethemet fillojnë që të qarkullojnë në mediat sociale, ka nevojë për kohë për t'i ndalur plotësisht," -tha zyrtari i lartë i policisë Mukesh Agarëal për Dilip Kumar Sharma të BBC Hindi, duke shtuar se policia po vëzhgonte faqet e ndryshme të mediave sociale për të ndalur përhapjen e mesazheve.

Dy viktimat e fundit anë identifkuar si Nilotpal Das, inxhinier dhe Abijeet Nath, artist, të dy residentë të Guëahatit.

Policia tha se ata u sulmuan kur ndaluan në fshat për të kërkuar disa informacione me një vendndodhje.

Video e sulmit është vërë virale në fundjavë, ku njëri prej burrave shihet duke u lutur për jetën e tij.

Të dielën, studentët dhe aktivistët mbushën rrugët e Guëahatit për të protestuar kundër vrasjeve.

Qeveria shtetërore po lufton që të mos përhapen thashthemet mbi rrëmbimin e fëmijëve si edhe për të mos u përhapur panik në rajon.

Nuk është e qartë se kur dhe si filluan thashethemet. Në disa raste, kemi video-mesazhe ku tregohet së janë rrëmbyer fëmijë nga rruga, duke nxitur vendasit që rë rrahin të gjithë njerëzit që janë të panjohur në zonë apo që nuk fjalin gjuhën e rajonit.

Vdekjet e lidhura me thashethemet në whatsApp

Muaji prill: 

-Një burrë nga Tamil Nadu është rrahur për vdekje nga një turmë njerëzish pasi u pa duke ecur në për rrugë

Muaji maj:

-Një grua 55-vjeçare nga Tamil Nadu vrarë për shkak se i dha ëmbësira fëmijëve, policia ka arrestuar 30 persona.

-Një burrë nga Andhra Pradesh u vra sepse foli gjuhën Hindu dhe jo gjuhën lokale, Telugu

-Një burrë në Telengana është vrarë nga një turmë ndërsa po hynte në një pemishte me mango gjatë natës

-Një tjetër nga Bangalore është e lidhur me litar dhe është rrahur deri në vdekje me shkopinj sepse shpërnda çokollata për fëmijët

Muaji qershor: Dy burra u vranë në Assam pasi ndaluan makinën dhe u kërkuan banorëve infomacione mbi një vendndodhje.

/Ora News.tv/