Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciç, në Kosovë ka përfunduar pa incidente.

Ai ka theksuar se toleranca dhe mirëkuptimi duhet jenë parime udhëheqëse edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërshtetërore në rajonin tonë.

Thaçi: Duke përjashtuar disa nga deklaratat populiste, të cilat janë pothuajse të pashmangshme në vizita të tilla, vizita e homologut nga Serbia u përmbyll pa asnjë incident.Kjo sjellje civilizuese dhe tolerante dëshmon pjekurinë tonë qytetare dhe shtetërore. Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të mbesin parime udhëheqëse edhe kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërshtetërore në rajonin tonë.Duke u bazuar në këto parime, Republika e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, deri në arritjen e marrëveshjes historike për paqen dhe pajtimin.Një marrëveshje e tillë është e domosdoshme, sepse ajo sjellë perspektivë të qartë për integrime euroatlantike për të dy shtetet.

Ndër të tjera presidenti Thaçi ka shprehur besimin se "shumë shpejt do të vazhdojë dialogu ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fundjavës ka vizituar veriun e Kosovës si dhe Graçanicën. Kjo vizitë erdhi pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç. Kjo ishte vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.


/Ora News.tv/