Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka apeluar tek Qeveria e Kosovës që të respektojnë rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u kërkua pezullimi i taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Këto deklarata presidenti Thaç i tha sot në konferencën për media, pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shtoi se Serbia është dobësuar ekonomikisht me miliona euro nga taksa 100% por prishjen e raporteve me Amerikën nuk ka çmim që mund të paguhet, njofton Klan Kosova.

”Që Kosova t’i tejkalojë këto vështirësitë që po paraqiten në këtë proces në veçanti është e nevojshme, jo heqja por pezullimi i taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe mbështetur nga SHBA-të”.

”Kjo këshillë në mënyrë definitive nga institucionet e vendit duhet të respektohet, jo të hiqet taksa por t’i dhënë mundësi përmes një pezullimi të përkohshëm një procesi të një angazhimi të gjithanshëm ndërkombëtar”.

”Si rezultat në mënyrë që siç ka pasur një rol konstruktiv Kosova në të gjitha zhvillimet në këto dy dekada të jemi të përgjegjshëm edhe tani”.

”Ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës, partive politike, institucioneve”.

”’Duket se Serbia po dobësohet në rrafshin ekonomik për disa dhjetëra milionë euro, por theksoj që s’ka çmim që mund ta paguajë prishjen e raporteve me miqtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

 
 

/Ora News.tv/