Thaçi takon Merkel për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka zhvilluar në Paris një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. 

Thaçi përmes profilit të tij në Twitter, ka thënë se me kancelaren Merkel kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne u pajtuam se përkrahja gjermane është përcaktuese për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në BE’, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Më herët presidenti Hashim Thaçi ka postuar edhe fotografinë e takimit që ka pasur mbrëmë në Paris me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.


EMISIONET