Thaçi takohet me Donald Tusk: Mosliberalizimi i vizave, i pakuptimtë

Thaçi takohet me Donald Tusk: Mosliberalizimi i vizave, i pakuptimtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur takimet me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian. Në kuadër të vizitës së tij në Bruskel, presidenti Thaçi u takua së pari presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe më pas është njoftuar takimi i tij me komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. 

Sipas një njoftimi të presidencës, Thaçi dhe Tusk biseduan për situatën politike, perspektiven europiane, liberalizimin e vizave dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi e falënderoi presidentin Tusk për mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit dhe theksoi se rajoni vazhdon të mbetet në një status quo të vështirë që po ngadalëson shumë procese.

“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij ngadalësimi”, u shpreh Thaçi.

Thaçi e ka quajtur të pakuptimtë dhe të papranueshëm ngadalësimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

EMISIONET