Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të takohet me kancelaren Angela Merkel në Berlin.

Thaçi do të pritet nga kancelarja ku më pas do të bisedohet për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera. Presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dinamizmin e perspektivës evropiane, si dhe vazhdimin e mbështetjes në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

/Ora News.tv/