Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “Reuters”, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në një intervistë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Thaçi është shprehur i bindur se marrëveshja historike ndërmjet dy shteteve do të arrihet brenda këtij viti.

“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, që unë besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë një marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara", ka shtuar ai.

Sipas tij, marrëveshja me Serbinë do të sjellë normalizim të plotë.

/Ora News.tv/