Thaçi përsërit: Jo ndarje e shkëmbim territoresh, por korrigjim të kufirit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij që, në kuadër të procesit të arritjes së një marrëveshjeje finale në dialogun politik me Serbinë, të përmbyllet edhe çështja e korrigjimit të kufirit.

Sipas tij, me këtë korrigjim, Kosova nuk ndahet, por e vë brenda kufirit të saj një territor prej tri komunave, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që aktualisht ndodhet brenda kufijve të Serbisë.

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës, ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


EMISIONET