Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me homologun e tij Serb, Aleksandër Vuçiç tha se takimi ishte i vështirë. Në një deklaratë për mediat, nga Brukseli, Thaçi tha la të kuptohet se nuk është arritur asnjë marrëveshje, por kanë rënë dakord që të procesi të intesifikohet në javët e ardhshme.

Sipas tij, kanë rënë dakord që arritje e marrveshjes përfundimtare është në të mirë të dy vendeve.

Hashim Thaçi: Sapo përfunduam një takim me Presidentin e Serbisë Vucic dhe me ndërmjetësimin e zonjës Mogherini. Ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë i vështirë, por me tone pozitive për të parë nga e ardhmja për interesin e të dyja vendeve.

Jemi dakorduar që procesi të intesifikohet në javët e ardhshme. Gjithashtu arritëm në konkludimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare është në interesin e dy vendeve  paqes dhe stabilitetit në rajon.

Arritjen e një marrveshje fituese për të dy palët, kjo zgjidhje është marrëveshja e standardeve dhe kritereve europiane.   

Sot kemi diskutuar si të arrijmë një kornizë të përgjithshme të kësaj marrëveshje që do të jetë e pranueshme edhe për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Mbes me shpresë se do të punojmë në mënyrë progresive për arritjen e marrëveshjes. Por edhe nëse nuk arrihet marrëveshja përfundimtare ne duhet të punojmë në paqe dhe stabilitet, mos provokojmë njëri tjetrin.

Jemi të vetëdijshëm se ky konflik është me tepër se një shekullor dhe nuk është e lehtë të shkohet drejt një zgjidhje përfundimtare të një problemi të theksuar. E kaluara jonë na e imponon fqinjësinë e mirë të dy vendeve dhe popujve tonë.

Unë shpresoj dhe sot që është momenti i duhur për arritjen e marrëveshjes, nëse e humbi këtë moment do ta pagujamë çmim të dy vendet, dhe çmimi shumë të lartë.

Pa normalizimin e marrëdhënieve Kosova-Serbi, Kosova nuk  mund të realizojë objektivin e saj për anëtarësim në NATO dhe BE, ashtu sikundër edhe Serbia nuk mund të lëvizë drejt prespektivës europiane pa relacionin e saj për fqinjësi të mirë me Kosovën.



/Ora News.tv/