Thaçi nderon Ramën me Medaljen Presidenciale: Edi, zë i fuqishëm për Kosovën

Thaçi nderon Ramën me Medaljen Presidenciale: Edi, zë i

Një ditë para kremtimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka nderuar me Medaljen Presidenciale kryeministrin  Edi Rama.

Thaçi vlerësoi rolin e Kryeministrin në mbështetje të lirisë së Kosovës, konsolidimit të saj si shtet dhe në proceset integruese.

Thaçi: I jap Medaljen Presidenciale me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë për kontributin  e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke çmuar dhe respektuar shumë angazhimet e konsolidueshme në proceset më të vështira që ka kaluar vendi. Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë së Kosovës, konsolidimit dhe integrimit sa më të shpejtë të Kosovës edhe në NATO dhe në BE. Shpreh falenderimin më të madh për ju personalisht, për qeverinë tuaj, për shtetin shqiptar dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Ndërkohë Rama e vlerësoi dekoratën si një detyrim dhe një lidhje më shumë me politikanët dhe gjithë popullin e Kosovës.

Rama: Është padiskutim një nga momentet më emiocionuese për mua, është një nder i jashtëzakonshëm dhe dua tu shpreh të gjithë mirënjohjen time ju personalisht dhe dua të falenderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm. Fati ynë është i përbashkët, rruga jonë është e përbashkët, e ardhmja jonë është e përbashkët.

EMISIONET