Thaçi: Me Serbinë na presin bisedime të vështira, synojmë marrëveshje historike

Thaçi: Me Serbinë na presin bisedime të vështira,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur sot për takimin e ri me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel që do të mbahet këtë të diele.

Presidenti ka thënë se kjo është faza finale e dialogut ku synohet arritja e një marrëveshjeje historike mes të dyja vendeve.

“Ky është takimi i parë i fazës finale mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo konfirmohet edhe nga letra zyrtare e dërguat nga shefja e BE-së, Mogherni”, ka thënë ai.

Thaçi thotë se qëllimi i Kosovës në këtë fazë është arritja e një marrëveshje ligjërisht detyruese.

“Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare të dialogut është arritja e një marrëveshje ligjërisht detyruese mos Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ka ardhur koha që të nënshkruhet një marrëveshje historike mos Kosovës dhe Serbisë, me të cilën do të përfundonte një periudhë tragjike shekullore”, deklaroi presidentit.

Sa i përket riformulimit të kufijve apo ridazajnimit, Thaçi tha se deklarimet e tilla populiste nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit.

“S’jam i interesuar për një konflikt të ri me Serbinë , sepse përmasa e këtij konflikti do të ishin në përmasat rajonale, por jam i interesuar për paqe e stabilitet. Çështja e kufirit Kosovë-Serbi do të jetë në tavolinë dhe aty zhvillohet beteja dhe jo duke shikuar nga jashtë. Shpresoj se  ky proces do të përmbyllet mirë, dhe në tavolinë nuk do të jemi vetëm, por do të jetë edhe SHBA-të. Përndryshe do të jetë shumë e vështirë që të merremi vesh me Serbinë për kufirin.  Sa i përket veriut të Kosovës , ne nuk kemi çka t’i marrim Serbisë, sepse veriu  është i Kosovës. Nuk do të lejojnë që asnjë milimetër e territorit të cenohet”, tha kreu i shtetit, raporton Rtklive.

Sipas tij, Kosova nuk ka për çfarë t’i frikësohet dialogut e as epilogut të tij.

“Na presin bisedime të rënda, të vështira pasi synojmë ta mbyllim këtë fazë me marrëveshje historike”, tha presidenti Thaçi në konferencë.

Ai tha se është e domosdoshme të krijohet një klime sa më gjithëpërfshirëse. “Kosova në asnjë rrethanë nuk mund të refuzojë dialogun. Jam i gatshëm për t’i trajtuar të gjithë idetë dhe propozimet që do të bëhen në takimet e përbashkëta për tu përballur me sprovën që na pret tash e tutje. Andaj, kërkohet përgjegjshmëri në këtë proces. Dua të sigurojë se procesi do të jetë transparent dhe do të mbrojë interesin e Kosovës sikurse e kam mbrojtur gjatë gjithë jetës sime.  Marrëveshja përfundimtare do të kalojë përmes institucioneve tona që do të vendosët përmes votës në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Presidenti ka ftuar partitë opozitare që të bashkëngjiten ekipit të tij në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media, ai ka përmendur rastin kur ai ishte në opozitës, si kryetar i PDK-së, dhe i ishte bashkuar ekipit të Ibrahim Rugovës.

“Kur kam qenë në opozitë i jam bashkangjitur ekipit të unitetit në Vjenë. Edhe sot, Kosova ka presidentin, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe liderët e opozitës. Të kemi një ekip sa më gjithëpërfshirëse që t’i diskutojmë gjërat paraprakisht dhe të marrim vendimet e përbashkëta”,tha ai.

Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të dielën në Bruksel në nivel presidentesh, i cili d otë jetë i pari që do të diskutohet për fazën finale të dialogut ./Rtk

EMISIONET