Thaçi, liderit bullgar: Jemi të gatshëm të mbyllim kapitullin e konflikteve me Serbinë

Thaçi, liderit bullgar: Jemi të gatshëm të mbyllim

Në prag të nisjes së Samitit të shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që mbahet këtë vit në Sofje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov,

Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan se me liderin bullgar ka biseduar për mundësitë që ofron ky Samit për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.

"Kushti kryesor për anëtarësim në BE, përveç plotësimit të kritereve të Kopenhagës, sigurisht që është mbyllja e çështjeve të hapura ndërmjet të gjitha shteteve në rajonin tonë, të cilat janë të përcaktuara për t’u anëtarësuar në BE.

Brenda këtij konteksti, për Kosovën dhe Serbinë, mbetet jetike arritja e marrëveshjes obligative ligjore për normalizim dhe pajtim. Unë e sigurova mikun tim Bojko se ne në Kosovë, jemi të gatshëm që në relacion me Serbinë ta mbyllim kapitullin e konflikteve dhe ta hapim atë të paqes" shkruan Thaçi 

Presidenti shton se këtë frymë të paqes dhe të bashkëpunimit, do ta përcjellë në emër të qytetarëve edhe në Samitin e Sofjes, "sepse ne jemi evropianë dhe sjelljet tona duhet të jenë të tilla".





EMISIONET