Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur kërcënimeve serbe.

Gjatë fjalës së tij në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet cdo vit në Koshare Kreu i shtetit tha se “Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjgjur më herët, 19 vjet më parë”.

 “Edhe sot, Kosova dhe rajoni ballafahqohen me sfida derisa Kosova ndonjëherë edhe më kërcënime të drejtpërdrejta nga Beogradi”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet cdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit siq janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

/Ora News.tv/