Thaçi: Iniciativat për Specialen nuk janë përplasje me ndërkombëtarët

Thaçi: Iniciativat për Specialen nuk janë përplasje me

Në një intervistë për RTV21, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se asnjë iniciativë e qytetarëve dhe deputetëve që është në përputhje me Kushtetutën, nuk është në përplasje me bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas tij, deputetët që kërkuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale kanë prezantuar alternativë e jo minim të sistemit të drejtësisë.

“Sikur të ishin kundër sistemit të drejtësisë, unë i pari do të isha kundër”, ka thënë ai. “Duhet t’i dëgjojmë deputetët e pastaj të japim qëndrime”.

Thaçi ka mohuar se qëndron prapa kësaj iniciative.

EMISIONET