Thaçi garanton Juncker: Demarkacioni do të ratifikohet, por pastaj duam liberalizimin e vizave

Thaçi garanton Juncker: Demarkacioni do të ratifikohet, por pastaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu bindjen se përkundër shtyrjes sot të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, ajo do të kalojë në Kuvend në ditët e ardhshme.

Por kur kjo të ndodhë, Thaçi kërkoi nga Presidenti i KE-së Juncker që bashkë me institucionet e tjera të BE-së të mundësojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Thaçi: Diskutuam dhe për liberalizimin e vizave. Sot Kuvendi i Kosovës nuk arriti të ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.Nuk do komentoj asgjë sepse jam i bindur që marëveshja do të ratifikohet në ditët e ardhshme dhe jam i bindur kur kjo të ndodhë Juncker dhe institucionet e tjera të BE do të bëjnë punën e tyre, do të marrin vendimet e tyre të duhura dhe do ti japin fund zhvillimit të qytetarëve të Kosovës.Puna jonë nuk do ta ndalet tani, do të marrim gjitha masat dhe përgjegjësitë që na takojnë. Lëvizja e lirë të mos keqpërdoret nga askush.

Në konferencën e përbashkët me Juncker, Thaçi shprehu angazhimin dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu është i vështirë, tha Thaçi, por mbetet rruga e vetme.

Thaçi: Ne sot së bashku me Veselin, Haradinaj dhe Pacollin zhvilluam një takim produktiv. BE është pjesë përbërëse e historisë sonë të re dhe synim i pashmangshëm i së ardhmes sonë.Kam mirëpritur publikimin e strategjisë së re. Falenderoj Juncker që ka kuptuar mirë zgjerimin e BE edhe me Ballkanin Perëndimor. Presim trajtim të barabartë dhe qartësi në rrugën tonë përpara.Kjo perspetikë e anëtarësimit në BE është e kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese ndërshtetërore ndërmjet shteteve të Ballkanit Përëndimor. 

Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj këtyre dy qëllimeve dhe detyra jonë është që si hap të parë të sigurojmë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe të punojmë me përkushtimin më të lartë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Dialogu është një proces shumë i vështirë por mbetet rruga e vetme për ti dhënë fund konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë.Kosova është e përcaktuar për paqe dhe bashkëpunim ndër fqinjësor, dhe mbetemi të përkushtuar procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.Presim që në të ardhmen e afërt të thirret takimi i nivelit të lartë me autoritetet e Beogradit në mënyrë që të fillojë ky proces i rëndësishëm.

EMISIONET