Thaçi e Vuçiç takohen më 11 nëntor në Paris

Thaçi e Vuçiç takohen më 11 nëntor në Paris

Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç. 

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron. 

Në Paris, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Serbisë ndaj Kosovës. 

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiçit i paraparë te mbahet ne Bruksel dështoi, të dy ishin takuar vetëm me palën ndërmjetësuese në dialog, Bashkimin Evropian. 

Me pas Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, ku ngjalli shumë reagime dhe mbajti fjalime nxitëse./ RTV21.tv



EMISIONET