Thaçi dhe Haradinaj takojnë Macron në Sofje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2018, 12:35
Në kuadër të Samitit të Sofjes mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Kosovës Thaçi dhe kryeministri Haradinaj kanë pasur një takim në sallën e mbledhjes me presidentin francez Macron.
Thaçi shkruan në fb, se patën një bisedë të mirë me Presidentin francez, i cili bashkë me Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.