Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Thaçi ka kujtuar punën e palodhshme të Sakorzy për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Presidenti ka thënë se vendi ka një të ardhme të sigurt me miq nga spektri politik francez.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshoi dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës. Sot pata nderin që ish-presidentit Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. HTH

/Ora News.tv/