Me rastin e Ditës së të Pagjeturve, Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur lule tek përmendorja dedikuar personave të pagjetur, raporton Zëri.info.

Me këtë rast presidenti Thaçi tha që kjo datë kujton çmimin e lirisë.

“Çdo 27 prill na bashkon për të kujtuar gjithmonë çmimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë, nderojmë dhimbjen e familjarëve pranë të cilëve do të jemi gjithmonë” tha ai.

Sipas tij, institucionet duhet të bëjnë më shumë për këta presona.

“Familjet meritojnë të din të vërtetët, institucionet tona duhet të bëjnë me shumë për fatin e tyre, autorët e krimeve duhet të vihen para drejtësisë.  Nga këtu e thërrasim ndërgjegjen e autoriteteve serbe dhe faktorit ndërkombëtar” tha ai

Thaçi po ashtu tha që kjo çështje  duhet të shtrohet edhe në bisedimet Kosovë-Serbi, Kjo plagë duhet të mbyllet për te gjetur paqen qetësin dhe pajtimin

/Ora News.tv/