Reperja zvicerane me origjinë shqiptare Loredana Zefi ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak të akuzave për mashtrim ndaj një cifti gjerman. Në bashkëpunim me vëllain e madh, thuhet se Loredana i ka marrë 700 mijë franga ciftit duke përdorur një identitet të rremë.

Ajo u prezantua si avokatja Anna Landmann duke treguar se është vajza e jashtëligjshme e avokatit të njohur Valentin Landmann. Ai e ka akuzuar reperen për përdorim të imazhit në këtë cështje mashtrimi.

"Nuk u lumturova kur e dëgjova këtë. Ky është një keqpërdorim absurd i emrit tim. Nuk kam të bëj me rastin. Dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme", tha ai për median zvicerane Blick.

Madje ai shtoi se emri Anna Landmann nuk është i panjohur për të. Sipas Valentin, kështu quhej ish-gruaja e tij e cila ka dalë në pension.

Ndërkohë, sot Loredana dha një konferencë për shtyp në Kosovë ku sqaroi për rastin e mashtrimit të ciftit dhe të ish-fotografes së saj duke sqaruar se nuk i ka marrë askujt para me dhunë. Cështja e reperes po hetohet nga Prokuroria e Luzernit.


/Ora News.tv/