Tha publikisht të vërtetat e hidhura, pritet largimi i kryepolicit të Velipojës

Tha publikisht të vërtetat e hidhura, pritet largimi i kryepolicit

Priten ndryshime në stacionin policor të Velipojes. Shefi i këtij stacioni Behar Hyka pritet të transferohet në një qytet tjetër dhe në vend të tij të komandohet një tjetër drejtues policie.

Lëvizja në prag të sezonit vjen pak dite pasi ai dha një deklaratë të fortë në mbledhjen e komitetit të emergjencave ku kritikoi ashpër pushtetin vendor për menaxhimin e sezonit të kaluar turistik.

Madje ai tha se kishte patur edhe ndërhyrje për të mos e proceduar kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi. Pas kësaj fjale ai është projektuar të levizet duke mos i dhënë më mundesinë të qëndrojë në këtë detyrë.

Gjate 10 muajve të qëndrimit të tij në këtë detyrë ai nuk kishte marrë me herët kritika por madje numëron një aksion të rëndësishëm antidroge ku u kapën 1 ton. Gjithashtu në Velipojë nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale me përjashtim të dy vjedhjeve.

Pak ditë më parë Ora News publikoi shqetësimet e drejta që Shefi i stacionit policor Behar Hyka tregoi dhe që duket se po e penalizojnë

Lexoni shkrimin: "Për të qarë e për të qeshur" hallet e policisë në plazhet tona: U duhet të merren dhe me lopën e petllat




EMISIONET