Rivalët Europian janë kthyer në një "kafshatë" të lehtë për Teutën. Skuadra durrsake mbylli me sukses fazën përgatitore në Bullgari, teksa mposhti 2-0 në miqësoren e fundit vendasit e Septemvri Sofia.

Të besuarit e Bledi Shkëmbit dhanë sinjale të mira përpara takimit eliminator të raundit të parë të Europa League ndaj Ventspils. Sherif Kallaku zhbllokoi shifrat pa u mbushur ende minuta e parë, ndërkohë që Tomislav Bushiç vulosi takimin në 2-0.

/Ora News.tv/