Teuta nuk di të ndalet, kryen goditjen e 7-të në merkato

Teuta nuk di të ndalet, kryen goditjen e 7-të në merkato

Pas firmës me Florent Avdyli, Roni Gashi, Sherif Kallakut, Dajan Shehi, Sekou Kamara dhe Isli Hidi, Teuta nuk di të ndalet në merkato. Klubi durrsak ka arritur marrëveshjen me mesfushorin, Ardit Deliu.

I lindur në Durrës më 26/10/1997 dhe që ka debutuar në futbollin profesionist shqiptar në moshën 17-vjeçare me Besen, Ardit Deliu, rikthehet në Superiore pas tre vitesh eksperiencë në Kroaci.

Ai ka luajtur për dy vite te RNK Split, ndërkohë që sezonin e fundit i është bashkuar Hajduk Spilitit, ku është aktivizuar në ligën e dytë të futbollit kroat gjatë sezonit 2017-18. 

Deliu ka luajtur edhe për kombëtaret e moshave të Shqipërisë, ku vijon te jetë ende pjesë e ekipti tonë U21. Një afrim i ‘goditur’ nga Shkëmbi, i cili e përforcon në mënyrën më të mirë krahun e majtë të mesfushës.

EMISIONET