Rustem Hoxha është futbollisti më i ri i Teutës. Qendërmbrojtësi ka arritur akordin me skuadrën durrsake, e cila e ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale.

"Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Rustem Hoxha është përforcimi i parë zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçar në sezonin e fundit ka qënë pjesë e FC Luftëtarit!"-thuhet në njoftimin e klubit bregdetar.

Hoxha zyrtarizohet vetëm pak orë pas largimit të Ditmar Bicaj. Kështu, 27 vjeçari pritet të marr vendin e Bicaj në qendrën e mbrojtjes së Teutës, duke nisur që në takimet e Kupave të Europës.

/Ora News.tv/