Tesla ka raportuar fitimin e saj tremujor, për herë të tretë në historinë e saj 15-vjeçare si kompani.

Prodhuesi i makinave elektrike arriti një rekord prej 311.5 milionë dollarë fitime në tre muajt e fundit deri në datën 30 shtator, pasi shpejtësia e shpërndarjes së makinave u përshpejtua.

Rezultati është një fitore e madhe për shefin ekzekutiv Elon Musk, i cili i premtoi investitorëve një fitim të madh më parë këtë vit.

Raporti tremujor i fundit i Tesla-s erdhi në vitin 2016.

Në një letër drejtuar investitorëve, Musk e konsideroi rezultatin tremujor "historik" dhe ia kreditoi 'zotësisë dhe punës së pabesueshme' të firmës.

Ai gjithashtu tha se Tesla ishte në rrugën e duhur për të dalë fitimprurës përsëri në tremujorin e katërt.

Aksionet e Tesla u rritën më shumë se 10% në bursën e New York.

/Ora News.tv/