Veliaj në Lozanë: Tirana si qendër rajonale e Ballkanit

Veliaj në Lozanë: Tirana si qendër rajonale e Ballkanit

Pas këndeve të lodrave në çdo lagje, Tirana do të nisë një fushatë tjetër për shtimin e terreneve sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Lozanë, qendra boterore e komitetit olimpik dhe 55 federatave botërore të sportit, me ftesë të kryebashkiakut Grégoire Junod, me qëllim rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe mundësive të bashkëpunimit midis dy qyteteve.

Gjatë takimit me homologun e tij në Lozanë, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në një qendër rajonale të Ballkanit. 

Veliaj: “Duam ta kthejmë Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit, ku shumë prej korporatave dhe institucioneve ndërkombëtare të sjellin selitë e tyre. Më vjen mirë që kemi hedhur disa hapa konkrete në bashkëpunimin me qytetin e Lozanës sepse duam të mësojmë nga më të mirët, sidomos në fushën e aktiviteteve sportive

Dy homologët diskutuan rreth bashkëpunimit për të hartuar një projekt të sportit në komunitet dhe për të inkurajuar shumë prej të rinjve në Tiranë, që në vend të kafeneve dhe të lojërave të fatit, të merren me aktivitete sportive. 

Veliaj: “Lozana është shtëpia e sportit botëror, jo vetëm e komunitetit olimpik, por këtu ka rreth 55 federata. Lozana ka adoptuar fare mirë shumë prej praktikave të sportit në komunitet, për ta kultivuar atë edhe nëpër lagje, sidomos tek të rinjtë. Ky është shembulli që duhet të ndjekë edhe Tirana”

Kryetari i Bashkisë së Lozanës, Grégoire Junod, u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim konkret me Tiranën, jo vetëm në fushën sportive, por edhe në çështjet kulturore. 

Grégoire Junod:Jam i kënaqur dhe është një nder që mikprita Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Tirana është një qytet i bukur, e kam vizituar edhe më parë. Për Luzanën është një kënaqësi për të rritur bashkëpunimin me vendin dhe qytetin tuaj,  sepse shqiptarët janë një nga komunitetet më të rëndësishme, jo vetëm në Zvicër, por edhe këtu në Luzanë. Mezi pres të zhvillojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në sport dhe në çështjet kulturore”

Dy homologët ranë diskutuan edhe mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore mes dy qyteteve në të ardhmen. 

EMISIONET