Tërmeti pasoja deri në Dibër, Shqipëria e mesme më e dëmtuara nga tërmeti 5.8 ballë

Tërmeti pasoja deri në Dibër, Shqipëria e mesme më e

Ky është një tre pallatet e dëmtuara në qarkun e Elbasanit nga tërmeti i së shtunës me epiqendër në Adriatik (shiko videon).

Plasaritjen e kishte marrë gjatë tërmeteve të së shkuarës, por lëkundja e fortë e së shtunës e ka thelluar. duke e bërë të rrezikshëm sipas banorëve.

Banori: "E keqja është se plus që është zmadhuar gjerësia e të çarës, por është është spostuar jashtë 1 pëllëmbë. Është e rrezikshme, është mur ndarës, boshllëk, një lëkundje më e vogël mund të bjerë."

24 banesa, një urë dhe dy depo uji rezultojnë të dëmtuara sipas raportit paraprak të dëmeve në të 5 bashkitë e qarkut.

Fatmirësisht në Elbasan, tërmeti kaloi pa të plagosur, edhe pse banorët tregojnë se përjetuan momente paniku.

Banorja: "E përjetuam shumë keq, por Zoti na ndihmoi."

Tërmeti i së shtunës ka shkaktuar dëmtime në banesa edhe në Bashkinë e Lushnjes.

Dëme deri tani janë evidentuar në fshatrat Koçaj, Cinar e Sejmenas në njësinë administrative Fier Shegan, por dhe zona të tjera.

Banorët kërkojnë evidentimin e dëmeve dhe ndihmë për të kaluar këtë situatë.

Banori: Ky është dëmi, plasaritje.

Banori: Shtëpia ka plasur në të katër anët, e gdhimë jashtë.

Banori: Komisioni të vijë, ta shikojë dhe pastaj të bëjë vlerësimin. Këtu nuk banohet, ne po rrimë tani zëre se jashtë.

38 banesa rezultojnë të dëmtuara në qarkun e Lezhës.

57 shtëpi janë raportuar të dëmtuara në Qarkun e Dibrës.

"Dy janë në Dibër, një në Selishtë dhe një në Kalada të Dodës. Pjesa më e madhe janë në Klos. Ka rreth 20 banesa Burreli të raportuara. Po i shohim rast pas rasti."

Raportime për dëme ka edhe në bashkitë të tjera të vendit, për të cilat janë ngritur grupe verifikimi për ndërtimet, rrugët apo urat.

EMISIONET