Tërmeti në Indonezi vret dhjetëra persona

Tërmeti në Indonezi vret dhjetëra persona

Të paktën 37 vetë kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin indonezian të Lombokut, thonë zyrtarët.

Tërmeti magnitudë 7 dëmtoi ndërtesat dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë. Më shumë se 50 vetë u plagosën gjithashtu.

Në ishullin fqinj të Balit, pamjet video treguan njerëz që vraponin nga shtëpitë e tyre duke bërtitur.

Lëkundja vjen një javë pasi një tërmet tjetër goditi Lombokun, një vend turistik popullor për plazhet dhe shtigjet e tij duke vrarë të paktën 16 vetë.

Instituti Gjeologjik amerikan tha se tërmeti i fundit, jashtë brigjeve veriore të Lombokut, goditi 10 km nëntokë.

Një paralajmërim për cunamit u lëshua pas tërmetit, por u hoq disa orë më vonë.

 Një zëdhënës i agjencisë për zvogëlimin e fatkeqësive të Indonezisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se shumë ndërtesa ishin prekur në qytetin kryesor të Lombokut,  Matarami, shumica e të cilave ishin ndërtuar me materiale ndërtimi të dobë

EMISIONET