E ftuar në “Tempora” në RTV Ora, gazetarja Esmeralda Keta nga BIRN ka treguar se si janë shpërndarë ndihmat e qeverisë në kampin e Manzës për banorët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntori.

Esmeralda Keta: Kategoria e prekur nga tërmeti do të ishte, ashtu sikurse tha kryeministri, të parët që do të ndihmoheshin, do të ishin ata në çadër. Ne zgjodhëm kampin e Manzës. Ajo që pamë në atë kamp është larg spektaklit që na ofron politika. Aty ishte një pako e një zonje që jetonte me bashkëshortin e pa hapur, pasi nuk konsumonin shumë. 

Pakoja përmbante 9 kg makarona, 5 kg oriz, 2 kg oriz, kripë dhe midis të tjerash hurma arabike. Nëse për këtë familje që ishte e pa prekur pakoja, më tej ishte një familje me 9 anëtarë, që nuk u kishte dalë pakoja sepse kishin fëmijë në zhvillim e sipër. Në kamp ishte edhe një zonjë, që qëndronte në një shtëpi me qera se kishte vajzën sëmurë. Edhe pse plotësojnë të treja kriteret për ndihmë, ajo nuk kishte përfituar ndihmë. Askush nuk kishte bërë një listë nëse dikush kishte marrë apo jo ndihmë.

Faza e dytë ishte grumbullimi i të dhënat, që u sollën nga qarqet dhe bashkisë. Por këto të dhëna nuk rakordonin me ato të ministrisë së Mbrojtjes që pretendonte se kishte ndihmuar 220 mijë familje, ndryshe nga kryeministri që e çon këtë shifër në 400 mijë me ndihmën edhe për pensionet. Nga shifra që ne mblodhëm ishte shumë më e vogël. Në total ishin 170 mijë familje. 

/Ora News.tv/