Prefektura e Vlorës ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave për të diskutuar për situatën e tërmeteve të rëna ditët e fundit në këtë zonë.

Sipas Shtabit të Emergjencave 9 shtëpi janë të pabanuara për shkak të dëmtimeve që kanë marrë nga lëkundjet e tërmetit.

Po ashtu është kërkuar që të ngrihen çadra për strehimin e banorëve.

Tërmetet e nisura që prej të premtes kanë vijuar edhe në orët e para të mëngjesit. Banorët të frikësuar janë detyruar të kalojnë natën jashtë.

/Ora News.tv/