Një tërmet i shkallës 4.2 ballë është rregjistruar rreth orës 11. 48 në rajonin e Molisses.

Instituti sizmik italian imformon se epiqëndra ishte në komunën Acquaviva në provincën e Campobassos me thellësi 31 km nën tokë.

Lëkundja sizmike ka qënë e fortë duke shkaktuar panik tek banorët. Nuk raportohen të plagosur. Skuadra të mbrojtjes civile ndodhen në terren për të verifikuar dëmet materiale.

Lëkundja e tërmetit është ndjerë dhe në rajonin e Abruzzos deri në qytetin e Pescaras,

Krei i Institutit sizmik ka inbformuar për mediat italiane se tërmeti i sotëm është një event i ri sizmologjik për këtë territor.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër lëkundje tërmeti i shkallës 3.5 është regjistruar në provincën e Maceratës me epiqëndër Muccia e Pieve Torina.

/Ora News.tv/