Ka shkuar në 335 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7. 3 që goditi kufitar verior ndërmjet Iranit dhe Irakut. Mijëra të tjerë janë të plagosur.

Një agjenci iraniane flet për 70 mijë persona në nevojë për strehim pas tërmetit, një prej më të rëndëve të këtij viti.

Pjesa më e madhe e viktimave janë në provincën Kermanshah, perëndim të Iranit. Të paktën 164 njerëz vdiqën në këtë provincë, thanë zyrtarët për mediat shtetërore, raporton BBC.

Gjashtë të tjerë u raportuan të vdekur në Irak. Ndërkohë qe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet. 

Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë tek banorët të cilët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë.

Xhamitë në kryeqytetin e Irakut,  Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand  tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/