Tërhiqet nga muzika Nicki Minaj

Nicki Minaj ka zgjedhur të tërhiqet nga muzika pasi dëshiron të krijojë familjen e saj.

Reperja e famshme njoftoi lajmin me një postim në Twitter.

"Kam vendosur të tërhiqem dhe të qëndroj me familjen time. E di që ju jeni të lumtur tani. Ju dua për gjithë jetën,"-shkroi ajo.

Minaj njoftoi se ajo dhe i dashuri i saj Kenneth Perry kanë aplikuar për marrjen e licencës për martesë dhe se do martohen brenda 80 ditëve.

Pëveç kësaj, 36-vjeçarja është shfaqur në disa filma në Hollywood dhe ka emisionin e saj në radio.

Nicki nuk ka dhënë asnjë detaj, nëse është tërhequr përgjithmonë apo thjesht bëhet fjalë për një shaka nga ana e saj.


EMISIONET