Tërheqja nga marrëveshja, Irani shpreh shqetësim për vendimin e Trump

Tërheqja nga marrëveshja, Irani shpreh shqetësim për

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani shprehu shqetësim për vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për t'u tërhequr nga marrëveshja me Iranin për armët bërthamore.

Rohani: Ishte një marrëveshje multifunksionale jo vetëm me Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe krejt papritur, SHBA vendosi që vendi ynë nuk është më pjesë e kësaj marrëveshjeje. SHBA-të janë tërhequr edhe nga marrëveshja për klimën. 

Shtetet tona kanë nevojë për marrëveshje. Marrëveshja bërthamore është ende në fuqi midis Iranit dhe 5 fuqive të tjera. Kështu që na mbetet të presim se çfarë do të bëjnë vendet e tjera në lidhje me këtë marrëveshje bërthamore. 

Ne do të bëjmë gjithçka mundemi që me vendet e tjera të BE-së, Rusisë dhe Kinës të vazhdojnë negociatat.  

EMISIONET