"Tërë jetën e dhunuar nga i shoqi", fundi i nënës së 6 fëmijëve në Durrës

"Tërë jetën e dhunuar nga i shoqi", fundi i

Ngjarja e rëndë në Durrës ku humbi jetën nëna e gjashtë fëmijëve si pasojë e dhunës nga bashkëshorti mund të ishte parandaluar.

Ardjana Shaholli e kishte denoncuar disa herë bashkëshortin për dhunë ndaj saj dhe fëmijeve, por pasi shoqerohej për disa orë në polici, Çlirimi kthehej në shtëpi duke u kthyer në makthin e familjes së tij.

E tillë ishte edhe mbrëmja e së premtes ku pas një konflikti banal, Çlirim Shaholli ka dhunuar me mjete të forta bashkëshorten duke i marrë asaj jetën.

Pasi tërhoqën trupin nga morgu, të afërmit hapën dyert e mortit ku kanë pritur për ngushëllime familjarë dhe të njohur të bashkëshortëve Shaholli.

Autorin e vrasjes thonë se e njohin si një person të dhunëshëm dhe që shpesh ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa sipas tyre e ndjera edhe pse dhunohej nuk e shprehte shqetësimin te të afërmit

"E çonin në polici e mbanin disa orë dhe e kthenin në shtëpi. Nuk punonte dhe konsumonte alkool. Tërë jetën vuajti dhe nuk e hapi zërin e gojës. E rrihte i shoqi dhe ajo nuk e hapte gojën vetëm për hatër të fëmijëve" thotë një e afërm e viktimës

Ngjarja e rëndë ndodhi mbremjen e së premtes, 8 qershor, në periferi të Durrësit. Policia tha se viktima, Ardjana Shaholli mbërriti në spital në gjendje të rëndë dhe me demtime në kokë. Pas ngjatjes Çlirim Shaholli u vendos direkt në pranga ndërsa në dëshminë e pare që dha para uniformave blu shprehu pendesë.

EMISIONET