Për shkak të erës së fortë, është anuluar lundrimi detar në Vlorë.

Trageti nuk është nisur për shkak të dallgëve të forta, ndërsa moti parashikohet të jetë i tillë edhe gjatë ditës së nesërme.

Dallgët kanë një forcë prej 7 ballësh në det të hapur dhe 5 ballë në gji.

Anijet e peshkimit janë rikthyer në breg, ndërsa janë pezulluar të gjitha lundrimet.

/Ora News.tv/