Tepelenë, digjet makina e avokatit

Tepelenë, digjet makina e avokatit

Digjet automjeti në pronësi të Xhafer Meçes me profesion avokat.  Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Tepelenës.

Dyshohet të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës.  I kontaktuar nga Ora News, Xhafer Meçe shprehet se ngjarja ka lidhje me detyrën e tij si avokat.

"Ngjarja ka lidhje me detyrën time si avokat, kam një konflikt. Nuk ka lidhje se kam qenë në krye të PD-së, ka lidhje me profesionin, unë e di se kush e ka bërë"- tha ai.

Meçe: Për këtë konflikt i jam drejtuar organeve kompetente, e njoh dhe e di se kush e ka djegur mjetin tim. Kam dy fëmijë dhe e kemi përjetuar keq ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Foto ilustruese)

EMISIONET